​Haradinaj para ndeshjes së Kosovës: Sonte jemi me ju, si gjithmonë!

Futboll

​Haradinaj para ndeshjes së Kosovës: Sonte jemi me ju, si gjithmonë!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:47
Ramush Haradinaj

Kosova luan sonte me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se si çdoherë, edhe sonte Kosova është me ta.

“Për djelmoshat që vazhdojnë të na bëjnë krenarë! Të gjithë sonte jemi me ju në Estadio La Cartuja. Ashtu si gjithmonë! Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se, për Dardanët sonte do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat