Myrto Uzuni më i vlerësuari

Futboll

Myrto Uzuni më i vlerësuari

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:53
Myrto Uzuni më i vlerësuari

Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në Grupin I të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Kuqezinjtë” kanë shënuar fitore minimale 0:2 në udhëtim te San Marino.

Golin e parë për Shqipërinë e ka realizuar sulmuesi, Rey Manaj në minutën e 63-të nga asistimi I Uzunit.

Derisa për golin e dytë dhe të fundit u përkujdes Uzuni që shënoi gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Shqipëria me këtë fitore renditet në vendin e tretë në grup me gjashtë pikë.

San Marino mbetet e fundit pa asnjë pikë.

Sipas sajtit “SofaScore”, futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë u vlerësuan me notën 7.25, ku futbollisti që hyri në pjesë të dytë nga banka rezervë Myrto Uzuni u vlerësua më së larti me notën 8.5.

Futbollistët e San Marinos u vlersuan me notën 6.57, ku futbollisti Filippo Berardi me notën 6.0 kishte notën më të ultë në ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat