Gazeta katalonase tallet me Spanjën me rastin e Kosovës, ja çfarë shkruan 

Futboll

Gazeta katalonase tallet me Spanjën me rastin e Kosovës, ja çfarë shkruan 

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:26
Gazeta katalonase tallet me Spanjën me rastin e Kosovës, ja çfarë shkruan 

Gazeta e përditshme katalonase, “L’Esportiu”, është tallur me Spanjën në ballinën e edicionit të shtypur të gazetës për ditën e enjte, duke iu drejtuar Kombëtares së Spanjës si “Federata spanjolle” e jo në emër, si kundërpërgjigje ndaj mungesës së respektit që televizioni shtetëror spanjoll shfaqi ndaj Kosovës.

Televizioni Publik i Spanjës, TVE, vendosi t’ia shkruaj Kosovës emrin me shkronja të vogla “kos”, gjatë transmetimit të ndeshjes së Grupit B kualifikues mes Spanjës dhe Kosovës për Kupën e Botës të enjten.

Spanja e mundi Kosovën 3:1 në një ndeshje që ishte më shumë se thjesht ndeshje futbolli pasi u zhvillua midis polemikave diplomatike.

Si njëra prej shteteve që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, Spanja bëri çmos për ta minimizuar sa më shumë rëndësinë e paraqitjes së ekipit kombëtar të Kosovës si një shtet i pavarur në Sevillë.

Pasi u detyrua ta lejojë këndimin e himnit shtetëror të Kosovës, si dhe valëvitjen e flamurit të saj në stadiumin “La Cartuja”, qeveria spanjolle e urdhëroi televizionin e kontrolluar nga ajo ta shmangë sa më shumë edhe përmendjen e emrit Kosovë gjatë transmetimit të ndeshjes.

Komentatorët e TVE iu referuan Kosovës si “Federata kosovare”, apo thjesht si “Kundërshtari i Spanjës”.

E përditshmja me bazë në Barcelonë – Katalonjë, rajonit verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja – vendosi të tallet me Spanjën në të njëjtën mënyrë.

Në ballinën për edicionin e shtypur të 1 prillit, “L’Esportiu” shkroi: “Federatës spanjolle nuk i ndezi”.

Disfata ndaj Spanjës ishte e dyta për Kosovën në dy ndeshjet e para kualifikuese në Grupin B dhe nënkupton që verdhekaltrit janë të fundit në tabelë pa pikë. Grupit i prin Spanja me shtatë pikë, e ndjekur nga Suedia me gjashtë.

Greqia është e treta me dy pikë nga dy ndeshje. Gjeorgjia është e parafundit me një pikë nga tri ndeshje,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat