Theu rregullat anti-COVID-19, Dybala kërkon falje publikisht

Futboll

Theu rregullat anti-COVID-19, Dybala kërkon falje publikisht

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:22
Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka kërkuar falje publikisht në lidhje me incidentin e sotëm.

Paulo Dybala është bërë protagonist i lajmeve në Itali, por këtë herë nuk ka lidhje me futbollin.

Dybala dhe bashkëlojtarët, Arthur dhe Cuadrado kishin organizuar një darkë ku ishin mbledhur bashkë, gjë që është kundër rregullave të anti-COVID-19.

Policia kishte ndërhyrë në shtëpinë e McKennie, pasi ai kishte organizuar një darkë përafërsisht me 20 persona kur “Carabinieri” hyrën dhe bastisën shtëpinë e amerikanit.

Kjo gjë bëri bujë, pasi në shtëpi ishin të pranishëm edhe Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado.

Por, pas skandalit, Dybala zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram për të reaguar për incidentin.

“E di që në jemi në një moment të vështirë e gjithë bota shkaku i COVID-19 dhe do të ishte më mirë që të mos gaboja”, tha ai.

“Por, kam gabuar që kam shkuar në darkë jashtë. Nuk ishte një festë, por kam gabuar me veprimin tim dhe kërkoj falje”, përfundoi Paulo Dybala.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat