Talenti shqiptar futet në histori të Kombëtares

Futboll

Talenti shqiptar futet në histori të Kombëtares

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:22
Talenti shqiptar futet në histori të Kombëtares

Mario Mitaj luajti ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shuar kështu çdo dëshirë dhe mundësi që në të ardhmen të aktivizohet me Greqinë, e cila e ka kërkuar me ngulm.

Mbrojtësi i AEK-ut u hodh në fushë ndaj San Marinos, duke bërë debutimin zyrtar me fanellën “kuqezi”, në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2:0.Më herët, nën drejtimin e trajnerit.

Edi Reja, një tjetër i ri ka bërë debutimin me Shqipërinë, dhe ai është qendërmbrojtësi Ramen Çepele.Mirëpo, ky i fundit mbetet ende rekordmen për nga mosha, pasi për Mitajn, vetëm 2 ditë ia djegin mundësinë për të qenë djaloshi më i ri që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Teksa të dy kanë luajtur në moshën 17-vjeçare, për Mitajn dita e djeshme datonte 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele ka luajtur 17 vite e 235 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat