Trajneri: Nëse një vajzë nuk do të dali me ty, hiq dorë pak

Futboll

Trajneri: Nëse një vajzë nuk do të dali me ty, hiq dorë pak

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:23
Trajneri: Nëse një vajzë nuk do të dali me ty, hiq dorë pak

Timo Werner po kritikohet së tepërmi për rastet e humbura me portën “e boshatisur” dhe që nuk i kanë hije futbollistit profesionist.

Mundësia e fundit që u shpërdorua ndaj Maqedonisë së Veriut kishte peshë të rëndë për shpatullat e sulmuesit pasi Gjermania humbi në mënyrë të turpshme në shifrat 1-2.

Menjëherë pasi u kthye te ekipi i Chelseat, mes kritikave të shumta dhe ku Werner nuk po i beson syve për situatën që po i ndodh, sulmuesi po qëndronte përtej orarit stërvitor ku po provonte që të përmirësonte shënjestrën me goditjet në portë.

Në atë moment trajneri Tuchel ka shkuar për ta ndalur pasi nuk i pëlqeu strategjia e Werner. “Dje e ktheva nga stërvitja shtesë pasi ai donte të punonte më shumë në përmirësimin e efektivitetit të tij. I thashë:

“Nuk të bën punë kjo, ti di si të shënosh golat”. Ka shënuar gola që nga mosha 5-vjeçare. Nëse një vajzë nuk dëshiron që të dalë me ty, nuk mund ta detyrosh atë. Thjesht duhet të heqësh dorë për pak kohë nga ajo dhe do të telefonojë”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat