Messi nxjerrë në shitje këpucët e tija

Futboll

Messi nxjerrë në shitje këpucët e tija

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:16
Messi nxjerrë në shitje këpucët e tija

Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën.

Ai vendosi rekord me atë gol dhe tani tifozët e tij mund t’i blejnë ato.

Paratë që do të mblidhen nga ky ankand do të shkojnë sigurisht për bamirësi, konkretisht për fëmijët e sëmurë.

Mendohet se për këpucët e veçanta të Messi do të ofrohet një shumë e konsiderueshme.

Paratë do t’i marrë “Vall Hebron Univeristy Hospital” për “Arts and Health Projekt”.

Messi mund të jetë duke zhvilluar sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës.

Atij i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka shprehur dëshirën për të qëndruar, derisa për t’u larguar edhe zyrtarisht e kishte bërë të ditur vitin e kaluar, por Barça nuk e lejoi.

Ardhja në krye të klubit, të Joan Laportë, ka kthyer shpresat te tifozët se më i miri i të gjitha kohëve do t’i varë atletet te klubi i tyre i zemrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat