Pas zhgënjimit

Futboll

Pas zhgënjimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:27
Pas zhgënjimit

Pas zhgënjimit të pësuar ndaj Kukësit, Kastrioti përballet me Partizanin, një ndër skuadrat më të forta të këtij kampionati. Në kampin krutan trajneri Ramadan Ndreu kërkon kujdes maksimal nga skuadra e tij, duke i kujtuar se tani për Kastriotin nuk ka më vend për gabime.

“Në ndeshjen me Partizanin, na del për detyrë të jemi të kujdesshëm, pasi kemi përballë një kundërshtar që është ndër më të mirët, çka edhe ne na motivon më shumë. Kam besim se të gjithë lojtarët e vlerësojnë këtë ndeshje dhe japin maksimumin, tregohen të thjeshtë dhe duhet të mendojnë që në këto ndeshjet e fundit nuk ka vend për gabime, koha vjen gjithnjë duke u zvogëluar, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Ndreu.

Pavarësisht diferencave në organikë, Ndreu shpreson që skuadra e tij të gjejë shpirtin e duhur të garës dhe sakrificës, pikërisht atë që e ka bërë të marrë rezultat përballë çdo kundërshtari në këtë kampionat, teksa e konsideron edhe barazimin brenda objektivave të skuadrës.

“Shkojmë me Partizanin për të marrë minimalja një pikë, jo se jemi të trembur, por luajmë ndaj një skuadre të fortë, e gjithsesi ne jemi ajo skuadër që deri tani kemi treguar se jemi shumë të mirë, pavarësisht lëvizjeve që unë e kam deklaruar që në fillim, që ende se kemi stabilitetin”, deklaroi tekniku krutan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat