Barcelona nis negociata me Messin

Futboll

Barcelona nis negociata me Messin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:20
Barcelona nis negociata me Messin

Barcelona nis bisedimet me Lionel Mesin për të bindur yllin argjentinas që të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve e të mos u japë lamtumirën në verë siç mendohet se po planifikon të bëjë.

Radio katalanase “Rac 1”, e cila ka lidhje të ngushta me presidentin Joan Laporta, ka zbuluar detajet e bisedimeve paraprake që janë zhvilluar në ditët e kaluara. Laporta e di që nuk mund të garantoja shifrat që përfiton aktualisht Mesi, pasi klubi është në një situatë të rënduar ekonomike, ndaj synon që argjentinasi të ulë pretendimet e tij financiare direkte.

Ai mendon që të bindë lojtarin me një ofertë për ta kthyer në ambasadorin e klubit në të ardhmen, kur të vendosë ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Por Mesi kërkon një projekt fitues dhe klubi ka bindjen se argjentinasi do të pranojë nëse atij do t’i garantohet një sulmues me emër që ta ndihmojë në repartin e avancuar.

Emri që Laporta po përdor është Erling Haland, pasi shpreson që me norvegjezin të bëjë një goditje të dyfishtë, duke i kthyer pak prestigj klubit e duke bindur paralelisht Mesin që të vazhdojë të jetë pjesë e tij edhe me projektin e ri. Gjithçka do të formalizohet në një ofertë zyrtare në ditët në vijim, pasi klubi nuk do të presë fundin e sezonit për të bindur futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat