Futbollisti dhe gruaja rrëfejnë tronditjen e madhe

Futboll

Futbollisti dhe gruaja rrëfejnë tronditjen e madhe

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:05
Futbollisti dhe gruaja rrëfejnë tronditjen e madhe

Ka kaluar natën e parë në shtëpi, pas grabitjes. Chris Smalling, nga sot do të përpiqet të kthehet në normalitet, edhe në stërvitjen e Trigoria, por së pari donte të shkruante disa fjalë në Instagram: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Familja ime, megjithëse është shumë e tronditur, për fat të mirë është e padëmtuar. Shpresoj se këta njerëz mund të gjejnë një mënyrë më kuptimplote për të jetuar jetën e tyre, pa shkaktuar dëme dhe shqetësime të tilla te të tjerët”.

Mbrojtës i Romës, i cili dje ishte mbyllur në shtëpinë e tij, pastaj zgjedh një mesazh drejtuar të gjithëve; gjithashtu drejtuar “skifterave” që hynë në shtëpinë e tij, në mes të natës, duke e tmerruar atë dhe familjen, përfshirë djalin dy vjeç. Një përvojë e paharrueshme, padyshim në kuptimin negativ. Tani, me qetësi, ai do të mendojë nëse do të qëndrojë dhe jetojë në vilën në “Appia Antica” apo të ndryshojë zonën dhe llojin e banesës, mbase të ndihet më i qetë.

Pas fjalëve të Smalling, gruaja e tij, gjithashtu shkroi në Instagram: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Edhe pse ende pak e tronditur, familja ime është mirë. Unë thjesht do të sugjeroja që ata që e jetojnë jetën e tyre si këta hajdutë, duke hyrë në dhomën tonë të gjumit dhe duke na vënë armët në kokë, të rimendojnë zgjedhjet e tyre dhe të jetojnë në një mënyrë më dinjitoze, të respektueshme dhe të ndërgjegjshme, si burra të vërtetë dhe jo minj (pa respekt për minjtë).

Unë mendoj se jeta e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithmonë ekziston një mënyrë tjetër. Një rrugë që do të çojë në bekime dhe jo karma që kafshon të pasmet, gjë që nuk kam dyshim se do të ndodhë. Dhe për njohuri, për këdo që mendon të afrohet në familjen time akoma, nuk kemi më bizhuteri ose orë; nuk kemi në plan të blejmë më shumë. Nëse na shihni se kemi veshur diçka, është ndoshta false. Mos e humbni kohën tuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat