Tifozët shohin tinëz ndeshjen e Trepça ’89 në ‘’Riza Lushta’’ në Mitrovicë

Futboll

Tifozët shohin tinëz ndeshjen e Trepça ’89 në ‘’Riza Lushta’’ në Mitrovicë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Ndeshjen mes Trepça ’89 dhe Dritës, nuk kanë mundur të durohen pa e parë disa tifozë mitrovicas, anipse për shkak të masave antipandemi kjo lojë po zhvillohej nën praninë e shtuar të forcave policore.

Të njëjtit pranë stadiumit ”Riza Lushta” në Mitrovicë, përmes një vrime të murit të vjetëruar të stadiumit, gjetën mënyrë për të parë nga afër këtë ndeshje.

Duke parë ndeshjen tinëz, ata madje nuk i pengonte as mjedisi përplot me mbeturina, nga i cili rrethoheshin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat