Duro: Fitore e rëndësishme, duhet të mposhtim rivalët direkt!

Futboll

Duro: Fitore e rëndësishme, duhet të mposhtim rivalët direkt!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:43
Duro: Fitore e rëndësishme, duhet të mposhtim rivalët direkt!

I kënaqur Shpëtim Duro në mikrofonin e Supersport për fitoren me rezultatin 2-1 që arriti Laçi i tij ndaj Bylisit në Kurbin. Në mikrofonin e Supersport për emisionin Gol pas Goli, numri 1 i stolit të Laçit e analizoi kështu suksesin ndaj ballshiotëve.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë prej disa ndeshjeve, e shoqëruar me rezultate negative e probleme sa i përket kontigjentit. Ishte fitore që ndikon shumë pozitivisht në aspektin psikologjik, aq më shumë që fituam me një skuadër kur sot na mungonin rreth 70% e lojtarëve”.

“Të rinjtë janë lojtarë që janë stërvitur me ne, luajnë me U-21, i kam ndjekur ndeshjet e tyre edhe në atë kampionat, nuk është rastësi. Janë lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Iu dha mundësia dhe më bëhet qejfi që justifikuan praninë e tyre.”

“E para fituam dhe gjatë ndeshjes skuadra tregoi grintë gjatë 90 minutave. Sa i përket vazhdimësisë, çdo gjë është në dorën tonë, çdo ndeshje duhet luajtur e fituar, varet si dalin edhe kundërshtarët tanë. Them se do të jetë luftë e hapur, por të gjitha ndeshjet i kemi marrë me shpirt gare e drejtësi në futboll”.

“Nwabueze normalisht e kam thënë pothuajse nuk e kam pasur prezent, është shoqëruar me situata të ndryshme. Edhe veprmi i Obanor nuk ishte i pranueshëm. Është një nga lojtarët pozitiv, por si duket situata, tensioni, ishim të ngarkuar shumë, ka edhe ato ndikimet e veta patjetër”.

“E kam thënë që të tre lojtarëst e mesfushë s’janë cilësorë, por Deliu ka një stabilitet të jashtëzakonshëm në të gjitha ndeshjet, dy të tjerët kanë oshilacione, ky jep kontribut 100% dhe ka nivel shumë pozitiv në të gjithë ndeshjet. Luan në të gjithë sektorët, është futbollist që në çdo skuadër është i padiskutueshëm është lojtar trajneri.”

“Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme në këto moment. Me Kastriotin është e rëndësishme, do të jetë ndeshje e vështirë, kushtëzohem nga afrimet, do të kemi pastaj dy përballje direkte me Partizanin e Kukësin. Sidomos me Partizanin, nëse dalim pozitivisht me Kastriotin, me kundërshtar direkt do të zgjidhet. Për të gjithë do të jenë të rëndishem përballjet direkte”, – tha Duro pas ndeshjes me Bylisin në Laç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat