Federata italiane reagon ndaj Juventusit, Milanit dhe Interit

Futboll

Federata italiane reagon ndaj Juventusit, Milanit dhe Interit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) do t’i ndjekë udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s, pasi Juventusi, Interi dhe Milani iu bashkuan Superligës Evropiane duke e braktisur Ligën e Kampionëve.

FIGC nuk do t’i ndëshkojë Juventusin, Interin dhe Milanin në këtë sezon, por dënimet e ashpra mund t’i presin ato sezonin e ardhshëm.

Interi është në vendin e parë në tabelën e Serie A, Milani i dyti ndërsa Juventusi i katërti.

Tri klubet më të mëdha italiane iu bashkuan 12 ekipeve të tjera në krijimin e kësaj lige të mbyllur.

Sipas mediave italiane, FIGC do të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Por ndëshkimet e mundshme për themeluesit e Superligës Evropiane do të vendosen vetëm pasi UEFA ta ketë marrë vendimin, pastaj ligat vendore do të vendosin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat