Tuchel për krijimin e Superligës

Futboll

Tuchel për krijimin e Superligës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:45
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur për krijimin e Superligës Evropiane.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka dhënë mendimet e tij lidhur me krijimin e Superligës Evropiane.

Tuchel u shpreh pak më i tërhequr në deklarimet e tij dhe tha se tekefundit puna e tij është të menaxhojë lojtarët dhe klubi merret me gjërat e tjera.

“E di që nga dita e djeshme, por unë jam këtu që të luftoj më konkurrentët më të fortë në Evropë”, tha ai.

“Siç e dini unë nuk merrem me subjeket jashtë klubit, por jam paksa i dëshpëruar që kjo është tema e sotshme sepse do të doja të flisja për ndeshjen ndaj Manchester Cityt dhe Brightonit, por siç duket sot nuk është dita”, shtoi ai.

“Unë i besoj klubit tim që të marrë vendimin e duhur, është shumë herët të gjykojmë gjithçka dhe nuk është kompetencë e imja dhe roli im është të menaxhoj dhe të fokusohem dhe kemi ndeshje të rëndësishme nesër”, tha Tuchel.

“Unë nuk duhet të përzihem në detaje, nuk i kam parë lojtarët dhe nuk është puna ime të gjykoj këto gjëra”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat