Barcelona reflekton

Futboll

Barcelona reflekton

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:57
Barcelona reflekton

Superliga Evropiane është në krizë vetëm 48 orë pas lajmit për formimin e saj, meqë Barcelona nuk do ta ratifikojë atë pa marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e Asamblesë.

Marrëveshja për formimin e një gare elitare ishte konfirmuar të dielën mbrëma, mirëpo raportime të ndryshme thonë se shumë prej klubeve themeluese po tërhiqen.

Krahas Blaugranëve, nga klubet e La Ligas raportohet se edhe Atletico Madridi është duke e rishqyrtuar vendimin.

Sipas TV3 Catalunya, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka siguruar se nuk do ta ratifikojë aderimin në Superligë pa marrë lejen e Asamblesë së klubit.

Në anën tjetër The Times, The Telegraph, The Sun e The Athletic, kanë njoftuar se Chelsea dhe Manchester City tashmë kanë vendosur të tërhiqen nga Superliga Evropiane.

Ritheksojmë se 12 klubet themeluese të Superligës Evropiane janë: Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat