Serie A sot (e mërkure) në program ka ndeshjet e vlefshme për javën e 32-të.
Milan do të pres në “San Siro” me fillim nga ora 18:30, skuadrën e Sassuolos.
“Rossoneri” po kalojnë formën më të mirë në dhjetë vitet e fundit në elitën e futbollit italian, gjenden në pozitën e dytë me 66 pikë.
Sassuolo renditët në vendin e tetë me 46 pikë të grumbulluara.
Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Kessie, Meite; Saelemaekers, Çalhanoglu, Rebic; Leao.
Sassuolo: Consigli; Muldur, Marlon, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Defrel.