Drejt rikthimit në kampionatin turk

Futboll

Drejt rikthimit në kampionatin turk

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:49
Drejt rikthimit në kampionatin turk

Drejt rikthimit në kampionatin turk!

Cengiz Under po kalon një periudhë të errët edhe te anglezët e Leicester në Premier League, ku është në huazim me të drejtë blerjeje, pasi ka luajtur shumë pak me fanellën e “dhelprave”.

Futbollisti turk numëron vetëm 19 paraqitje në të gjithë kompeticionet, pjesën më të madhe duke ardhur nga pankina dhe klubi i Leicester ka njoftuar Romën se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Megjithatë edhe te verdhekuqtë nuk e kanë me qejf rikthimin e turkut, ndaj së fundi është vënë në lëvizje klubi i Trabzonsporit, që është ofruar ta marrë Under në huazim për një sezon, me qëllim që t’i japë mundësinë të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat