Trajneri më i ri në histori të Premier Ligës

Futboll

Trajneri më i ri në histori të Premier Ligës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:25
Trajneri më i ri në histori të Premier Ligës

Në stolin e trajnerin te Tottenham Hotspur, Ryan Mason ka debutuar duke shkruar historinë.

Të mërkurën mbrëma, Spurs shënuan fitore 2-1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.

Skuadra londineze u drejtua nga Mason, i cili zëvendësoi Jose Mourinhon në stolin e trajnerit.

Kështu, Ryan Mason u bë trajneri më i ri në histori të Premier Ligës (29 vjeç e 312 ditë).

Mason gjithashtu gjithashtu u bë trajneri më i ri që menaxhoi një ndeshjen në elitën e futbollit anglez që nga Frank Sibley (29 vjet, 308 ditë) për QPR-Everton në tetor të 1977.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat