Gjoba për skuadrat e larguara nga Superliga

Futboll

Gjoba për skuadrat e larguara nga Superliga

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:18
Gjoba për skuadrat e larguara nga Superliga

Të gjithë klubet që u larguan nga Superliga Evropiane do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 milion eurosh.

Sipas artikullit të publikuar në “Mundo Deportivo”, është shpjeguar se klubet të cilat e lënë Superligën Evropiane, do të duhet të paguajnë një shumë të madhe parash.  

Gjashtë klube të Premierligës kanë publikuar komunikatat e tyre zyrtare, që tregojnë se do të tërheqen nga kjo garë.

Banka “JP Morgan” thuhej se do të financonte Superligën Evropiane dhe gjithë këto para lidhen me të. Barcelona dhe Real Madrid thuhet të jenë klubet e vetme që kanë mbetur në Superligën Evropiane, ndërsa Juventus dhe AC Milan akoma nuk dihet nëse janë larguar zyrtarisht.

Në një intervistë për mediumin, El Larguero, Florentino Perez ka deklaruar se çdo klub që dëshiron të largohet, duhet të paguajë një shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat