Liga e Parë e Kosovës sot vjen me gjashtë super sfida

Futboll

Liga e Parë e Kosovës sot vjen me gjashtë super sfida

Më: 24 prill 2021 Në ora: 09:04
Liga e Parë e Kosovës

Java e 24-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll do të startojë sot me gjashtë sfida shumë interesante.

Në të dyja grupet, A dhe B do të zhvillohen nga tri ndeshje, ku ka përballje shumë të zjarrta, për inkuadrim në Superligë dhe për mbijetesë.

Lideri aktual i Grupit A, Dukagjini i Klinës është nikoqir i Onixit, derisa Istogu që së paku kërkon vendin e dytë në këtë grup pret skuadrën prizrenase A&N.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet mes dy skuadrave të mëdha, Lirisë dhe Trepçës.

Edhe në Grupin B na presin sfida shumë interesa,te ku veçohet dueli i dy skuadrave kryeqytetase Flamurtari – 2 Korriku.

Interesant pritet të jetë edhe në derbin e Anamoravës, ku Dardana përballet me Kikën, derisa Ulpiana pret KEK-un.

Liga e Parë e Kosovës – E shtune

Grupi A

Dukagjini – Onix
Istogu – A&N
Liria – Trepça

Grupi B

Flamurtari – 2 Korriku
Dardana – Kika
Ulpiana – KEK-u

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat