Teuta dhe Skënderbeu në provat e radhës

Futboll

Teuta dhe Skënderbeu në provat e radhës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:42
Teuta dhe Skënderbeu në provat e radhës

Në ditën e sotme të Kategoriss Superiore, Teuta kryesuese do të presë në shtëpi Tiranën. Durrsakët kanë një bilanc pozitiv së fundmi ndaj bardhebluve dhe do të kërkojnë ta ruajnë këtë në mënyrë që të mbrojnë kreun. Sakaq, edhe Partizani ka një provë delikate në kryeqytet përballë Kukësit.

Të kuqtë vijnë nga një periudhë pozitive dhe nuk mund të kënaqen me më pak se tre pikët, megjithatë verilindorët duket sikur janë zgjuar në ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, në Shkodër, mund të jetë Vllaznia ajo që do të përfitojë nga vështirësitë që pritet të hasë Teuta me Partizanin. Kuqeblutë presin Skënderbeun, ndërsa tre pikët janë detyrim për të vazhduar ëndrrën e titullit, edhe pse korçarët do ta japin maksimumin në fushë pasi çdo pikë për ta bën diferencën.

Ndërkaq, Laçi luan në transfertë ndaj Kastriotit. Pas një periudhe jo të mirë, të besuarit e trajnerit Duro kanë nevojë për fitore nëse duan të mbeten në vallen e titullit. Ndeshja tjetër e ditës, është derbi mes Bylisit dhe Apolonisë. Fierakët ndoshta mund të kenë shansin e fundit për të mbijetuar në elitë, pasi në rast humbje diferencat do ishin të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat