Klopp jashtë kontrollës

Futboll

Klopp jashtë kontrollës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:58
Klopp jashtë kontrollës

Vetëm 5 ditë pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndal Leeds United, me një gol të pësuar në minutën e 87’, Liverpool ngeci sërish, këtë herë në shtëpi ndaj Newcastle, ku një gol i Willock në minutën e 5-të shtesë u hoqi dy pikë nga duart.

Trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat dhe pranoi se skuadra e tij nuk bëri mjaftueshëm për të mposhtur kundërshtarin, duke u relaksuar pa u mbyllur ende ndeshja, transmeton "Super Sport".

“E nisëm shumë mirë ndeshjen dhe shënuam një gol të bukur, por më pas e ulëm ritmin dhe e mbajtëm gjallë kundërshtarin deri në fund. Ata shënuan një herë me Ëilson, por u anulua për prekje me dorë dhe ne as këtë dhuratë nuk e shfrytëzuam dot. Duhej të kishim mbajtur topin dhe të kishim bërë kundërshtarin të vrapojë, por ulëm ritmin dhe në fund morëm vetëm një pikë, që ngjan si humbje”, u shpreh Klopp.

Me dy barazime radhazi, Liverpool ka komplikuar totalisht objektivin e mbetur në kampionat, që është renditja në katërshen e parë, për të siguruar një biletë për zonën Champions sezonin e ardhshëm.

“Nëse vijojmë të luajmë kështu, atëherë jam i bindur që nuk e meritojmë të garojmë në Champions sezonin tjetër. Sigurisht që gjithçka është e komplikuar, por objektivat arrihen në fushë dhe ne po tregojmë se nuk jemi aq të fortë sa duhet për t’u pozicionuar në zonën Champions”, tha trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat