Rrahje masive mes tifozëve në Bosnjë, një në gjendje të rëndë

Futboll

Rrahje masive mes tifozëve në Bosnjë, një në gjendje të rëndë

Nga: K.G. Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:48
Rrahje masive mes tifozëve në Bosnjë, një në gjendje të rëndë

Një person u plagos rëndë mbrëmë në një përplasje midis grupeve të tifozëve dhe qytetarëve në pjesën jugore të Mostarit në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton media kroate “Vecernj list”.

“Sipas raportimeve, një grup prej rreth 50 të rinjsh, anëtarë të tifozëve të Zrinjski Ultras, sulmuan vendbanimet në Mostar, si Donja Mahala, kur u përleshën me vendasit dhe grupin e ‘Ushtrisë së Kuqe’, tifozë të Velezhit. 

Me atë rast, një person pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin Klinik Universitar në Mostar. Policia ka arrestuar 10 tifozë deri më tani.

Kryetari i Bashkisë së Mostarit Mario Kordiç kërkoi dënimin më të rëndë për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat