Ramadani: S’ka mbaruar ende asgjë, këto tri pikë nuk e sjellin titullin

Futboll

Ramadani: S’ka mbaruar ende asgjë, këto tri pikë nuk e sjellin titullin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:42
Foto

Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas fitores ndaj Dritës.

“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 1 – 2 ndaj Dritës në Gjilan, derisa tani distanca me Ballkanin është vetëm një pikë.

Ramadani për faqen zyrtare të Prishtinës tha se ende s’ka mbaruar asgjë, por duhet të vazhdojnë të punojnë maksimalisht deri në fund.

“Derbi i vërtet me shumë luftë sportive. Dy ekipet e dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren, angazhimin. E deshën më shumë fitoren se Drita, krijuam raste më shumë se Drita dhe në fund na u shpërblye me tre pikë. Këto tre pikë nuk na e kanë sjell titullin, por na jep qetësi dhe vetëbesim më të lartë, sepse kur t’i mposhtësh dy rivalët direkt në fushat e tyre, atëherë me të vërtet bëhet fjalë për kualitet. Uroj të qëndrojmë me kokën ulur, sepse s’ka mbaruar ende asgjë, por të vazhdojmë punën tonë maksimalisht deri në fund”, deklaroi ai.

Ballkani është lider në renditjen tabelore me 74 pikë, aq sa ka edhe Drita, derisa Prishtina zë pozitën e tretë me 73 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat