Daja: Futbolli i pranon të 3 rezultatet

Futboll

Daja: Futbolli i pranon të 3 rezultatet

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:40
Daja: Futbolli i pranon të 3 rezultatet

 

Ilir Daja u shfaq optimist para transfertës së vështirë që do të ketë Partizani në Laç këtë të mërkurë.

Trajneri i Partizanit u ngacmua edhe për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje duke u shprehur se shpreson të fitojë Olsi Rama në fund të sezonit, pasi kjo gjë i intereson më tepër.

“E dimë se është një transfertë e vështirë. Është një fushë e nxehtë brenda rregullores së futbollit. Nesër nuk duhet të bëjmë as më pak dhe as më shumë, se ndeshja e Kupës, ku në pjesën e madhe dominuam ndeshjen.

Kjo është mënyra e vetme për të shkuar te fitorja. Duhet të jemi grup në të dyja fazat e lojës. Nuk mund t’ia kalojmë ngarkesën një reparti, pasi do ishte vetvrasje. Duhet të jemi të bashkuar në mbrojtje dhe në sulm. Siç kemi pasur në vështirësi, ashtu kja pasur edhe Laçit.

Ata fituan më 30 dhjetor, në një datë që kurrë nuk është luajtur në kampionatin shqiptar. Ne kemi biseduar me ekipin dhe drejtuam lojën.

Të mos humbin ekuilibrat në lojë. 3 fazat e para kanë qenë një maratonë për ne, për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve. Këtë fazë e quajmë me stafeta. Shkojmë në Laç për të marrë fitoren, do djersisim për 3 pikët, por luajmë vetëm për fitore”.

“Ne kemi pasur vetëm një ngërç, me golat e shënuar jemi ekipi më i mirë. Ka qenë një shpërndarje e golave në lojtarë të ndryshëm. Na vjen mirë që edhe Junior po ecën, pavarësisht se nuk është në rolin e tij. Tani që i afrohemi fundit nuk duhet të ndryshojmë shumë nga ekipi fitues. Ka disa gjëra që më shqetësojnë, por nuk mund t’i them. Potenciali që ka grupi, duhet të na japë forcë.

Të japin maksimumin për të arritur objektivat. Duhet të bëjmë atë që kemi bërë. Kemi qenë mirë edhe me lojë. Në disa ndeshje mund të jemi edhe më shumë cinikë.

Në këtë moment pikët janë shumë të rëndësishme”.

“Para Kukësit nuk kisha asgjë. Nuk duhet të dalë vetëm trajneri. Kishim problemet tona, pasi duhet të fokusohemi edhe te Partizani B. Ishte një rutinë që duhet të fokusoheshim te dy ndeshjet dhe anashkaluam konferencën. Futbolli i pranon të 3 rezultatet, pavarësisht se nuk shkojmë në Laç me idenë se do humbim. Është ndeshje e rëndësishme dhe duhet fituar, por ka edhe shumë ndeshje në kampionat. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, sepse besoj se po të mos bëjmë këtë nuk na interesojnë rezultatet e tjera.

Shpresojmë që të fitojë ky Rama jonë Olsi Rama. Nuk jemi këtu për sportin jo për politikën. Ne shpresojmë që me këtë Ramën tonë të fitojmë kampionatin dhe kjo do jetë gjëja kryesore, pasi mesa kam dëgjuar ai tjetri i ka punët në rregull.“, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat