​Marcelo pritet të mungoj në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat

Futboll

​Marcelo pritet të mungoj në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:47
Marcelo

Mbrojtësi brazilian nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër “Bluve” të Londrës.

Mbrojtësi i Real Madridit Marcelo nuk do të arrijë të paraqitet në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Raportohet se ai ka pranuar thirrje që të punojë në zgjedhjet lokale në Madrid, dhe kështu nuk do të mund të udhëtojë drejt Londrës.

Kjo gjë paraqet problem për trajnerin Zinedine Zidane, pasi që nëse mungon Marcelo, në dyshim është edhe zgjedhja e parë në atë repart, Ferland Mendy, dhe kështu trajneri francez mund të detyrohet të luaj me Nachon në krah të majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat