De Bruyne tregon bisedën me Mahrez

Futboll

De Bruyne tregon bisedën me Mahrez

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:41
De Bruyne tregon bisedën me Mahrez

E mori topin dhe tundi rrjetën! De Bruyne tregon bisedën me Mahrez: I thashë gjuaje, nëse beson se e shënon…

Riyad Mahrez arriti që të vendoste takimin mes PSG dhe Manchester City që u mbyll në shifrat 1-2.

Futbollisti i “qytetarëve” ekzekutoi saktësisht goditjen e dënimit duke tundur rrjetën e kundërshtarit.

Ky ekzekutim i takonte Kevin De Bruyne, por ky i fundit ka hapur rrugën pas kërkesës së ardhur nga shoku i ekipit.

Në deklaratën pas ndeshjes mesfushori është shprehur: “Mahrez erdhi dhe më pyeti nëse mund ta merrte ai goditjen e dënimit. I thashë: “Nëse beson te vetja jote se do ta shënosh, atëherë merre”. E bëri dhe shënoi, tani kush jam unë që të them diçka më tepër”, u shpreh Kevin De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat