Ramos dhe Reali, cilat janë më të rejat?

Futboll

Ramos dhe Reali, cilat janë më të rejat?

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:38
Ramos dhe Reali, cilat janë më të rejat?

Sergio Ramos raportohet se ka pranuar ulje të pagës, vetëm për të qëndruar te Real Madridi.

Kohëve të fundit është raportuar për një largim të spanjollit nga “Los Blancos”, teksa problem thuhej të jetë edhe paga e lojtarit.

Por, sipas raportimeve nga Spanja, 35-vjeçari ka pranuar ulje të pagës për 10%.

Ramos thuhet se dëshiron kontratë dy vjeçare, teksa mbetet të shihet nëse do këtë finalizim të marrëveshjes.

Sergio Ramos ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat