Gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në ndeshjet Drita – Feronikeli dhe Llapi – Prishtina

Futboll

Gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në ndeshjet Drita – Feronikeli dhe Llapi – Prishtina

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:11
Gjyqtarët që ndajnë drejtësinë në ndeshjet Drita – Feronikeli dhe Llapi – Prishtina

Këta gjyqtarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet Drita – Feronikeli dhe Llapi – Prishtina!

Të shtunën më 1 maj zhvillohen ndeshjet e xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës, ku na presin tri sfida të zjarrta.

Në duelin kryesor të ditës ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kryeqytetas Alban Shala, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët Granit Hyseni dhe Meriton Berisha. Ilir Mehmeti do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Mervan Bejtullahut do të gjykojë derbin e kësaj jave. Gjyqtari më i mirë në vend do ta gjykojë duelin ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, e cili zhvillohet në fundjavë.

Bejtullahu do ketë në krah asistentët Visar Kelmendi dhe Arnold Bicaj, ndërsa Dardan Çaka do jetë gjyqtar i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat