Meguire: Është një arritje e madhe

Futboll

Meguire: Është një arritje e madhe

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:14
Harry Meguire

Harry Meguire është shprehur i kënaqur me arritjen e Manchester United në finale të Europa League.

“Red Devils” mposhtën Romën në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 6-2 por në ndeshjen kthyese u mposhtën në “Stadio Olimpico” me rezultatin 3-2.

Megjithatë, ata janë kualifikuar me meritë dhe janë favoritët për të fituar titullin.

Pas ndeshjes, kapiteni i Manchester United, Harry Meguire është shprehur i kënaqur me kualifikimin në finale, por jo me rezultatin e ndeshjes së sotme.

“Është një arritje e madhe, natyrisht nuk fituam ndeshjen sonte por bëmë punë të madhe për të arritur këtu”, tha ai.

“Pjesën e parë e filluam paksa dobët, ne kishim sanse ata kishin disa sanse poashtu, ata mbroheshin me teknikën “man to man” por duhet të përmirësohemi”, shtoi ai.

“Ne nuk duam të humbim asnjë ndeshje, por meritat shkojnë për djemtë që kanë arritur në finale dhe tani duhet të shkojmë dhe të fitojmë në finale”, tha Meguire.

“Edison Cavani shënoi dy gola dhe pati disa shansa, ai është në formë të mirë dhe lëvizjet i ka fantasitke, ne duam që ai të vazhdojë sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne”, përfundoi Harry Meguire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat