E ofendoi dhe kërcënoi rëndë gjyqtarin, FFK dënon Visokën

Futboll

E ofendoi dhe kërcënoi rëndë gjyqtarin, FFK dënon Visokën

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:26
Megzon Visoka

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës si dhe të xhiros së 25-të të Ligës së Parë.

Pas shyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni disiplinor ka dënuar kryetrajnerin e A&N, Megzon Visokën.

Në incimin e shqytruar nga disiplina, Visokën e ka dënuar me dy ndeshje mos-udhëheqje të skuadrës shkak i ofendimeve të rënda dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarit të ndeshjes, në takimin me Lirinë.

Kryetrajneri i A&N, Megzon Visoka, ID.nr.010348M88, i cili në minutën e 90+ ofendon rëndë dhe kërcënon gjyqtarin kryesor në ndeshjen e javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, A&N – Liria, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të skuadrës sipas radhës organizuara nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat