Edhe Reali e pranon

Futboll

Edhe Reali e pranon

Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:34
Edhe Reali e pranon

Zinedine Zidane nuk është më trajner i Real Madrid. Tani është zyrtare, tekniku francez ka dhënë dorëheqje një vit përpara fundit të kontratës dhe presidenti Florentino Perez e ka pranuar.

Me anë të një komunikate për mediat, “Los Blancos” kanë zyrtarizuar largimin e Zizou, i cili mbylli aventurën e dytë në krye të stolit të Realit, ekip me të cilin ka fituar 11 trofe si trajner.

Emri i tij është lidhur me Juventusin, por bardhezinjtë zgjodhën të rikthenin Max Allegrin. Franca mbetet një opsion për pas Euro 2020, por në skenë ka dalë edhe PSG, që mund të ndahet në fund të sezonit me Mauricio Pochettinon.

DEKLARATA ZYRTARE – “Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.

Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat