Shkëlqeu me fanellën kuqezi

Futboll

Shkëlqeu me fanellën kuqezi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:07
Shkëlqeu me fanellën kuqezi

Padiskutim është lojtari më i mirë i Milanit sezonin që lamë pas me 13 gola të realizuar në kampionat dhe në total 14 gola ku gjithsej koleksionoi 50 paraqitje me fanellën kuqezi.

Milani është i bindur se duhet të blindojë Frenk Kesinë me një rinovim kontrate prej 5 vitesh.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë kërkon 4-5 milionë euro në sezon, ndërkohë në “Casa Milan” i ofrojnë 4 milionë euro në sezon.

Një distancë tepër e vogël për shumën e kërkuar dhe e ofruar, por që mund të gjendet një gjuhë e përbashkët sepse Milani kurrsesi nuk mund të humbasë një lojtar tepër të rëndësishëm siç është Kesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat