Finlanda e pafat, pëson humbjen e parë

Futboll

Finlanda e pafat, pëson humbjen e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:03
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Finlandës bëri paraqitje të mirë por nuk i mjaftoi për të nxjerrë një pikë në përballje me Rusinë. 

Finlandezët pësuan humbje me rezultat 1:0 nga rusët, në takimin që u zhvillua në stadiumi “Gazprom Arena” në St. Petersburg.

Në fund të pjesës së parë, një pakujdesi iu kushtoi finlandezëve. 

Miranchuk në minutën e 45+2, nga rreth 11-12 metra shënoi supergol në këndin e epërm të djathtë të Finlandës.

Në pjesën e dytë, Pukki pati mundësi të mirë barazimi pikërisht në minutën e 49-të, por gjuajtja e tij shkoi larg mbi portë. 

Në minutën e 72-të, Kuzyaev godet bukur por edhe më bukur reagon portieri finlandez, Hradecky dhe shpëton gol të sigurtë. Finlanda e pafat, pëson humbjen e parë

Në grupin B, Belgjika kryeson me 3 pikë, pasojnë Finlanda 3, Rusia 3, Danimarka 0 pikë. Belgjika dhe Danimarka kanë një ndeshje me pak.

Finlanda  - Rusia 0:1

Stadiumi “Gazprom Arena” në St. Petersburg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Miranchuk (45+2’).
Kartona të verdhë: Kamara, O'Shaughnessy - Barinov, Ozdoev, Dzhikiya.
Finlanda: Hradecky, Toivio (Jensen 85’), Arajuuri, O'Shaughnessy, Raitala (Soiri 75’), Uronen, Schüller (Kauko 67’), Kamara, Lod, Pukki (Lappalainen 75’) dhe Pohjanpalo.
Rusia: Safonov, Mario Fernandes (Karavaev 26’), Diveev, Dzhikiya, Kuzyaev, Barinov, Zobnin, Ozdoev (Zhemaletdinov 61’), Al. Miranchuk (Mukhin 85’), Golovin dhe Dzyuba (Sobolev 85’). 
86' Finlanda po shpreson të barazojë.

81' Finlanda po lufton me mish e më shpirt.

78' Lojë e mirë nga të dy palët.

74' Edhe 16 minuta deri në fund, shpresë për Finlandën.

72’ Kuzyaev godet bukur por edhe më bukur reagon portieri Hradecky dhe shpëton gol të sigurtë.

Finlanda  - Rusia 0:1
Stadiumi “Gazprom Arena” në St. Petersburg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Miranchuk (45+2’).
Kartona të verdhë: Kamara - Barinov, Ozdoev
Finlanda: Hradecky, Toivio, Arajuuri, O'Shaughnessy, Raitala, Uronen, Schüller (Kauko 67’), Kamara, Lod, Pukki dhe Pohjanpalo.
Rusia: Safonov, Mario Fernandes (Karavaev 26’), Diveev, Dzhikiya, Kuzyaev, Barinov, Zobnin, Ozdoev (Zhemaletdinov 61’), Al. Miranchuk, Golovin dhe Dzyuba. 

68' Finlanda me ngulm e do barazimin, që do të ishte sikur fitore.

66’ Finlanda me fat, Zhemaletdinov në pozitë të volitshme por gjuan përskaj shtyllës së majtë pingule. R.
Ozdoev M.

61' Finlanda po tregohet mjaft e mirë.

57' Finlanda po e shton presionin.

54' Pukki prapë rrezikon por me fat rusët.

52' lojë e shpejt, finlandezët po luajnë mjaft mirë.

49' Pukki rast të mirë që të barazojë por nga 16 metra gjuan mbi portë.

48' Finlanda kërkonn golin e barazimit.

46' Fillon pjesa e dytë.

Rusia ka kaluar në avantazh ndaj Finlandës me rezultat 1 me 0.

Miranchuk shënoi në fund të pjesës së parë.

Ja pamjet nga goli i shënuar.

VIDEO 

45' Rusia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Finlandës, me golin e Miranchuk Al.

Kanë kaluar 36 minuta lojë, dhe rezultati është i pandryshueshëm.

11' Vazhdon të jetë rezultati 0-0.

1' Fillon ndeshja.

Sot fillojnë edhe ndeshjet e xhiros së dytë në grupe në Kampionatin e Evropian. Në orën 15.00 në program është ballafaqimi mes Finlandës dhe Rusisë.

Finlanda ka shënuar fitore në takimin e parë me 1:0 ndaj Danimarkës, ndërsa Rusia ka pësuar humbje të thellë 3:0 nga Belgjika. 

Në grupin B, Belgjika kryeson me 3 pikë, pasojnë Finlanda 3, Danimarka 0 dhe Rusia me 0 pikë.

Finlanda  - Rusia

Stadiumi “Gazprom Arena” në St. Petersburg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Finlanda: Hradecky, Toivio, Arajuuri, O'Shaughnessy, Raitala, Uronen, Schüller, Kamara, Lod, Pukki dhe Pohjanpalo.
Rusia: Safonov, Mario Fernandes, Diveev, Dzhikiya, Kuzyaev, Barinov, Zobnin, Ozdoev, Al. Miranchuk, Golovin dhe Dzyuba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat