Pogba në Gjermani?

Futboll

Pogba në Gjermani?

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:22
Pogba në Gjermani?

E ardhmja e Paul Pogbasë mbetet për t’u vendosur. Francezi përfundon e kontratën e tij muajin qershor dhe ka një ofertë për rinovimin nga Manchester United, të cilën deri tani nuk e ka nënshkruar.

Menaxheri i tij, i famshmi Mino Raiola, i pyetur për destinacionin e ardhshëm të mesfushorit francez, përjashtoi transferimin e tij te kampionët e Bundesligës.

“Kemi shumë oferta për Pogbanë, duke përfshirë një propozim për rinovimin e kontratës tek Manchester United. Do të shohim se çfarë është më e mira për të. Pogba në Gjermani? Nuk mund të ndodhë, sepse mentaliteti gjerman është i ndryshëm.

Ata nuk mund dhe nuk duan t’i paguajnë këto paga të larta. I vetmi klubi gjerman që mund ta bëjë këtë është Bayern i Mynihut, por as ata nuk mund ta arrijnë pagën e tij. Gjermanët janë në fund të piramidës së pagave”, – shpjegoi Raiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat