Vedat Muriqi sot firmos

Futboll

Vedat Muriqi sot firmos

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:13
Vedat Muriqi sot firmos

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Lacio dhe Majorka kanë arritur marrëveshje mbi bazën e një huazimi të rëndë (rreth 1 milion euro), me të drejtë blerjeje të sulmuesit dardan Vedat Muriqit për 12 milionë euro.

Shtatlarti kosovar do të jetë sot në Spanjë për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re me klubin balear.

Me këtë transferim, Lazio mund të zhbllokojë merkaton e saj. Kosovari ka pritur gjatë me valixhet në dorë dhe më në fund dy klubet kanë arritur akordin për termat financiare.

Spanjollët kanë sulmuesin e tyre të ri, që te Lazio arriti me shumë bujë, por nuk e gjeti veten. Një zhgënjim sidomos për Igli Taren, që besoi fort tek ai, kur e bleu për 18 milionë euro nga Fenerbahç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat