Gjesti i Cristiano Ronaldos

Futboll

Gjesti i Cristiano Ronaldos

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:35
Gjesti i Cristiano Ronaldos

Pavarësisht se skenën e rrëmbeu i riu Elanga, Cristiano Ronaldo bëri që tifozët e Atletico Madrid të duartrokisnin portugezin.

Në takimin mes Atletico Madrid dhe Manchester United për raundin e 1/16 të Champions League, në orët e fundit është bërë virale një video ku shihet portugezi duke u larguar nga fusha, por ky detaj bëri që tifozët spanjollë të duartrokisnin lojtarin.

Pas fërshëllimës së arbitrit për përfundimin e takimit, CR7 ka shkuar drejt dhomave të zhveshjes dhe në rrugën e tij ka qenë stema e Atletico Madrid.

Pavarësisht koreve jo shumë të bukur që i janë drejtuar në atë moment nga armiqtë e tij të përjetshëm, ai ka shmangur shkeljen e stemës, duke treguar një respekt të madh dhe duke marrë duartorkitjet e gjithë popullit të Atletico-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat