Rahoveci befasi e pranverës në Ligën e Parë

Futboll

Rahoveci befasi e pranverës në Ligën e Parë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 23:33
Rahoveci befasi e pranverës në Ligën e Parë

Rahoveci po rendit fitoret njëra-pas-tjetrës dhe ka gjetur formën fantastike pikërisht në momentet më delikate të kampionatit në Grupin A të Ligës së Parë.

“Vreshtarët” kanë shënuar fitore në 4 prej 5 ndeshjeve të fundit dhe në këtë mënyrë kanë siguruar mbijetesën teksa për momentin pozicionohen të pestit në renditjen tabelore.

Arkitekt i tyre në suksesin pranverorë ka qenë mesfushori, Edon Zeqiri, i cili në afatin kalimtar të janarit është transferuar tek Rahoveci nga Llapi, ku kishte luajtur në pesë ndeshje gjatë vjeshtës në BKT Superligë.

Zeqiri në vetëm 10 paraqitje me klubin rahovecian ka shënuar shtatë gola dhe ka gjetur tre asistime duke qenë maestral me lojën e tij.

Zeqiri me shokët e tij të skuadrës dy duelet e fundit kampionale i luajnë ndaj dy skuadrave lidere të grupit, Trepçës ’89 dhe Lirisë teksa ato do jenë prova force që do ndihmojnë shtabin teknik të projektoj skuadrën e sezonit të ri.

Rahoveci me grupin aktual të lojtarëve dhe disa transferime të mundshme ka potencial që në edicionin e ardhshëm të luftoj pse jo edhe për inkuadrim në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat