Klubi i njohur ia mësyn Vedat Muriqit

Futboll

Klubi i njohur ia mësyn Vedat Muriqit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:18
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në futbollin spanjoll.

Sulmuesi i ka realizuar 10 gola në 23 ndeshje me Mallorcan, ku është bërë lider absolut.

Mirëpo, prizrenasin nuk e kanë harruar ende turqit, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Sipas mediave turke, Fenerbahçe po mendon ta bëjë një transfer “bombë” për sezonin e ardhshëm, shkruan mediumi turk “sporundibi”.

Klubi nga Stambolli e kishte shijuar në maksimum eksperiencën e Muriqit, ndërsa do të mundohet ta marrë përsëri ish-futbollistin e Lazios, të cilët ia kishte shitur për afro 20 milionë euro.

Presidenti i klubit, Ali Koç po punon në atë drejtim që ta rikthejë në Stamboll përfaqësuesin ynë.

Muriqi ka kontratë afatgjate me Mallorcan, ku ndihet mjaft i lumtur dhe i dashur për tifozët e klubit ishullor spanjoll.

Por, kohëve të fundit po spekulohet se interesim për “Piratin” kanë shfaqur klubet e Premierligës, të La Ligas dhe nga Serie A.

E në “valle” tash duket se është futur edhe Fenerbahçe, e cila synon ta rikthejë Muriqin në Stamboll pasi dështoi me zgjedhjen e sulmuesve në sezonet e fundit.

Për sulmuesin shtatlartë, i cili shkëlqeu në kampionatin spanjoll edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur e shpëtoi Mallorcan pa rënë nga liga, klubi spanjoll i kërkon 20 deri në 30 milionë euro.

Muriqi i kishte zhvilluar 32 ndeshje me Fenerbahçen, duke i realizuar 15 gola dhe i kishte bërë 6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat