Vedat Muriqi - 5 gola larg Lewandowskit por lë pas një yll të madh 

Futboll

Vedat Muriqi - 5 gola larg Lewandowskit por lë pas një yll të madh 

Nga: K. G. Më: 9 prill 2023 Në ora: 22:51
Vedat Muriqi me fanellë të kuqe

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen në Kampionatin e Spanjës.

Futbollisti ynë sot ka shënuar dy gola (53’ e 90+4’ – nga penalltia), duke e ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca, që të barazoi me rezultat 3:3 në duel me Valladolidin vendas.

Muriqi është i katërti në listën e shënuesve në Spanjë.

Vedat Muriqi është pesë gola larg Lewandowskit por lë pas një yll të madh, siç është Alvaro Morata i Atletico Madridit.

Lista e shënuesve:

Lewandowski (Barcelona) 17 gola
Benzema (Real) 14
Unal (Getafe) 13
Aspas ((Celta Vigo) 12
Ilesias (Betis) 12 
Joselu (Espanyol ) 12
Muriqi 12
Morata 10 etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat