Gjilani transferon Endri Reçin

Futboll

Gjilani transferon Endri Reçin

Më: 27 janar 2025 Në ora: 19:37
Endri Reçi

Gjilani po përpiqet ta përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit dhe të ngjitet në renditje.

Në këtë kontekst edhe e ka afruar në skuadër futbollistin e radhës, Endri Reçi.

"Reçi vjen nga radhët e Teutës, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo", ka shkruar skuadra gjilanase në njoftimin e vet.

Gjilani aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës, që vazhdon të kryesohet nga rivali lokal, Drita. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat