Lojtari i Kombëtares shënon gol dhe feston me shqiponjë në ditën e Pavarësisë!
Ndërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2:0, e vlefshme për javën e 12-të në elitën e futbollit polak, mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, ka gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 35-të, lojtari shqiptar u tregua i saktë me kokë, duke i dërguar shifrat në 2-0 për Widzew, ndërsa u evidentua festa me shqiponjë nga 28-vjeçari, e cila vjen në vigjilje të Ditës së Pavarësisë për Shqipërinë.
Finalizimi i ish-lojtarit të Laçit është i pari për këtë sezon me Widzew Lodz, duke i dhënë fund “thatësirës” pas 10 ndeshjesh pritje.