Edlir Tetova: E rëndësishme për lojtarët e rikthyer

Futboll

Edlir Tetova: E rëndësishme për lojtarët e rikthyer

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 15:51
Edlir Tetova

Teuta është rikthyer dhe këtë e vërtetoi edhe përballë Vorës duke i mposhtur 3-2 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore”. Pas duelit që u zhvillua në stadiumin e Vorës, për mediat foli trajneri fitues, Edlir Tetova. 

“Për çfarë ishte më e rëndësishme kjo fitore? Për rikthimet, kishte lojtarë që u rikthyen. Mendoj që ishim të plotë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, me përjashtim të kartonit të kuq. 

Kishim krijuar të gjithë manovrën nga krahu i majtë në pjesën e parë. Ishimtë nxituar te pasimi dhe mbajtja e tepruar e topit. 

Duhet të ishim të shpejtë, sidomos te zonat e ndërmjetme. Mendoj që e kemi një zhvilluar 12 minuta në fundin e pjesës së parë për të marrë gjerësinë me Boçin. Pjesa tjetër, e dyta, ka qenë strategji. Edhe Vora shtrëngoi krahun e majtë të vetin. Për të marrë metra përpara. Ishte funksion kr

Kemi zhvilluar goxha ndeshje të mirë. Sa i përket presingut, fraksioni i pjesës së parë nuk ishte i mirë. Kishim një zbritje të mesfushorëve të Vorës, kishte merita kundërshtari. 

Mos u ul vigjilenca pas minutës së 70 me ndërrimet?

Mendoj që ishte çështje orientimi. Unë jam pro lojtarit im që ne do të luajmë poshtë 

Të ndërtosh një skuadër që do të lozë topin, këto janë të pranueshme”, tha Tetova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat