Ka përfunduar me shifrat 4:0 ndeshja Partizani B – Vllaznia B, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Dytë.
Dueli u mbajt në kompleksin sportiv “FC Dinamo”, në Arbanë të Tiranës.
Te ekipi i kuq protagonist ishte sulmuesi Rrok Toma, autor i dopietës, konkretisht në minutat 8 dhe 35. Qokthi dhe Kazeem “vulosën” suksesin e thellë për skuadrën e drejtuar nga Alfred Deliallisi.
Pas këtyre 3 pikëve, Partizani B ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në pozitën e 3-të, kurse Vllaznia B mbetet me 18 të tilla, duke humbur terren ndaj Gramshit kryesues, me 25 pikë.