Media maqedonase: Jemi turpi më i madh në Evropë

Futboll

Media maqedonase: Jemi turpi më i madh në Evropë

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 15:56
Kështu duken fushat sot në ndeshjet e Maqedonisë së Veriut

Sot duhej të ishte një festë e futbollit. Duhej të kishte spektakël në Kratovë, Gostivar e veçanërisht në Kavadar. 

“Por, edhe një herë u dëshmua se jemi pa dyshim turpi më i madh në Evropë.

Baltë, “pishina” me ujë dhe kushte të tmerrshme për të luajtur në ndeshjet Sileksi – Struga Trim Lum, Arsimi – Vardari dhe Tikveshi – Shkëndija.

Në këto momente, tashmë nuk ka rëndësi se kush fiton.

A jemi vërtet kaq të paaftë sa të mos mund të ndërtojmë të paktën fusha që do t'i përballonin edhe kushtet e muajit nëntor?

E pastaj kërkojmë futboll! Madje, futboll cilësor! Epo, kështu nuk bëhet!

Po qan Maqedonia, po qan futbolli maqedonas… 

Dhe përfundimisht kemi prekur fundin.

A nuk i vjen turp askujt?”, - shkruan media maqedonase “Ekipa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat