Teuta ka mposhtur Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, u mbyll 3-2 në favor të durrsakëve.
Goli i parë erdhi brenda 3 minutave, kur Trajkov shfrytëzoi një krosim mjaft të mirë nga goditje standarde për të tundur rrjetën e Bernandonit.
Mirëpo, durrsakët nuk e vonuan reagimin, duke u futur në lojë në minutën e 37-të përmes Pedros. Në pjesën e dytë, Kallaku dyfishon në të 56-të, përpara se Boçi të trefishonte në të 69-të.
Një karton i dytë i verdhë nga Zogos ndërlikoi disi gjërat për ekipin e Edlir Tetovës, duke bërë që Vora të fitojë 11-metërsh që u ekzekutua saktë nga Clemente për 2:3.
Mirëpo, verdikti mbeti i pandryshuar, duke bërë që Teuta të largohet me pikët e plota dhe ul distancën me Egnatian në 1 pikë.
Ndërlikohen seriozisht pozitat për Vorën që mbetet e 8-ta në klasifikim me vetëm 13 pikë, po aq sa Partizani një vend më poshtë.