Dëmtimi i Hamza Abdelkarimit shqetëson Barcelonën

Futboll

Dëmtimi i Hamza Abdelkarimit shqetëson Barcelonën

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 16:23
Hamza Abdelkarim

Barcelona ka marrë një lajm shqetësues nga ekipi i dytë, pasi talenti egjiptian Hamza Abdelkarim ka pësuar një dëmtim që mund ta mbajë jashtë fushave për disa javë.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, sulmuesi 18-vjeçar po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa rrezikon të humbasë disa ndeshje për shkak të problemit fizik.

Abdelkarim, i cili së fundmi ka qenë mes ekipit të parë dhe Barcelonës B, pësoi një tjetër goditje gjatë seancës stërvitore të së premtes, kur skuadra po përgatitej për ndeshjen e sotme ndaj Terrassës.

Egjiptiani kishte nisur të rikuperohej nga dhimbjet muskulore, të cilat e kishin detyruar të mungonte në ndeshjen e javës së kaluar kundër Espanyol B.

Gazetari Ashraf Ben Ayad bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social X se ky problem i fundit e ka përjashtuar Abdelkarimin nga ndeshja ndaj Terrassës.

Burime pranë futbollistit dhe të njohura me gjendjen e tij nuk janë optimiste, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të qëndrojë jashtë fushave për disa javë për shkak të një problemi muskulor të pësuar në minutat e fundit të stërvitjes.

Megjithatë, Barcelona ende nuk ka publikuar ndonjë komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit dhe nuk e ka konfirmuar zyrtarisht dëmtimin. Për momentin, dihet vetëm se emri i tij mungon në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme.

Trajneri i Barcelonës B, Giuliano Belletti, pritet të japë më shumë informacione për gjendjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat