Vedat Muriqi njoftohet me dënimin

Futboll

Vedat Muriqi njoftohet me dënimin

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 20:03
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq gjatë ndeshjes që Mallorca e humbi nga Barcelona 3:0 të shtunën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë të La Ligas.

Ai e ngriti këmbën lartë dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia, i cili pas ndeshje kishte një të ënjtur të madhe në faqe.

Fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, ai u përjashtua me të kuq.

Sulmuesi shqiptar do të mungojë ndaj Celta Vicos, ndeshja e radhës e Mallorcas në La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat