Silvinjo me mesazh

Futboll

Silvinjo me mesazh

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 16:18
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale kushtuar grumbullimit të fundit të kuqezinjve me ndeshjet e nëntorit që u mbyllën me sukses. Ai i ka cilësuar të rëndësishme dy fitoret ndaj Serbisë dhe Jordanisë, por jo vetëm ato.

“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive.

Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por gjithashtu për përpjekjen, performancën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve.

Gjithmonë me shpirt dhe Zemër. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri i kuqezinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat