Edhe dy largime të reja te Bashkimi 1947!

Futboll

Edhe dy largime të reja te Bashkimi 1947!

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 14:12
Faruk Bihora e Issa Adekunle

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ka ndarë rrugët edhe me dy lojtarë të tjerë. Issa Adekunle dhe Faruk Bihorac nuk do të jenë pjesë e kumanovarëve në sezonin pranveror.

Me këto dy largime, ka shkuar në gjashtë numri i futbollistëve të larguar: Deri tani janë nga Bashkimi 1947 u larguan Rexhepi, Hoxhiq, Xhelili dhe Simonovski.

Do të ketë edhe largime të tjera të lojtarëve që nuk kanë arritur pritshmëritë e klubit.

Gjithashtu mësojmë se do të ketë prurje të reja në vend të këtyre largimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat